MASTAKULI Ilija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Leshnicë të Sarandës, më 2 maj 1895. Me vendim nr. 93, datë 13 gusht 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Me vendim nr. 445, datë 1 nëntor 1951, Gjykata e Lartë vendosi modifikim e vendimit, dhe e dënoi përfundimisht me 10 vjet privim lirie me punë të detyrueshme, si dhe konfiskimin e pasurisë. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]