(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Delvinë. Me vendim nr. 34, datë 21 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka qenë Komandant Shtabi në Delvinë dhe si organizator i Ballit Kombëtar në rrethin e Delvinës» dhe e dënoi me 3 vjet burg, ndër këto 1 vit me punë e detyruar, si dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 28 nëtor 1945. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 241-242.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]