(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 9 prill 1898, në Kaçinar të Mirditës. Me vendim nr. 43, datë 21 mars 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «strehues dhe bashkëpunues me kriminelë» dhe e dënoi me 2 vjet burg. Me vendim nr. 98, datë 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë Tiranë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 33-34.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]