MATI Fuat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Borsh të Sarandës, në vitin 1880. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2 datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 20 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 12 janar të vitit 1944. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 95-96; F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 145-146.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]