MATOSHI Bute
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kaçamaj të Tropojës, më 1 maj 1920. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Tropojës në rrethin e Tepelenës, prej vitit 1945 deri në vitin 1948. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 116-117.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]