MAZLLEMI Selman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Limjan të Dibrës. U arrestua më 19 prill 1946. Me vendim nr. 103, datë 10 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «strehimin dhe furnizimin [e të arratisurve në male]» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e gjysmës së pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 93-94

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]