(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Voksh të Kosovës, në vitin 1927. U arrestua më 29 gusht 1951, dhe me vendim nr. 4, datë 16 janar 1952, Gjykata e Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në Jugosllavi, se si agjent i U. D. B.-së Jugosllave ka grumbulluar informata me karakter sekret shtetëror» dhe e dënoi me 20 vjet burg me punë të detyruar. U lirua më 3 mars të vitit 1967 me plotësim kohe. U arrestua sërish më 5 shtator të po atij viti, dhe me vendim nr. 24, datë 8 gusht 1967, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për «tentativë të kalimit të kufirit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 100-101.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit