Mbetje të rrezikshme

Mbetje të rrezikshme
(Term – Mjedisor)

Mbetje të rrezikshme
(anglisht: Hazardous waste)

✦ Mbetje të cilat si rezultat i karakteristikave të tyre toksike, infektive, të djegshme etj. paraqesin rrezik të rëndësishëm apo potencial për shëndetin njerëzor ose mjedisin, kur nuk administrohen në mënyrë të përshtatshme. Mbetjet me këto veti paraqesin rreziqe akute afatshkurtëra ose rreziqe mjedisore afatgjata. Ato mund të krijohen si nënprodukte, mbeturina të procesit, impianteve ose pajisjeve të ndotura nga aktiviteti i prodhimit apo të trajtimit të substancave toksike ose hedhjes së produkteve të prodhuara. Për qëllim të këtij përkufizimi, mbetjet e rrezikshme përbëjnë për çdo vend të gjitha materialet dhe produktet të cilat konsiderohen si të rrezikshme në përputhje me praktikat e atij vendi.

Portali — Mjedisi

[cite]