MEÇO Fadil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i Xhemil Meços [shih], personalitet i arratisur i Ballit Kombëtar. Lindi në Mesaplik të Vlorës, në vitin 1935. Me vendim nr. 56, datë 21 mars 1959, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «përgatitjë pë t’u arratisur jashtë shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U lirua më 18 gusht 1967. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 255-256; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 183.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]