MEÇO Hidai
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931, në Korçë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Korçës në Kamëz, Cërrik dhe Savër, prej 10 dhjetorit të vitit 1950 deri më 2 maj 1956. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 131-132.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]