MEÇE Sefer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 maj 1925, në Gostivisht të Kolonjës. Me vendim nr. 3, datë 20 korrik 1945, Gjykata Ushtarake Kolonjë e deklaroi fajtor për «dezertim nga Lufta NacionalÇlirimtare » dhe «bashkëpunim me Ballin Kombëtar» dhe e dënoi me 101 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 18 vjet burg. U lirua më 17 korrik të vitit 1961. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, F. 52-53; F. 5, Viti 2016, D. 100, f. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]