(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Pojan të Korçës, më 15 prill 1932. Me vendim nr. 90, datë 19 shtator 1979, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg, si dhe heqjen e dekoratave. Me vendim nr. 6, datë 16 janar 1984, të Pleniumit të Gjykatës së Lartë, u vendos ndryshimi i cilësimit ligjor të veprës, duke e deklaruar fajtor për «moskallëzim të një krimi kundër shtetit», dhe përfundimisht u dënua me 3 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 171-172.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]