MEKA Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 prill të vitit 1886. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamëz të Tiranës, prej datës 7 mars të vitit 1950 deri më 22 nëntor të vitit 1952. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 247-248.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]