MEKA Jashar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Korçë. Më 29 tetor 1965, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 3 vjet burg. U arrestua sërish më 1981, dhe më 26 maj të po atij viti, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim, në formën e arratisjes jashtë shtetit, e mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe 5 vjet internim. Me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ndryshua në 23 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]