MELLO Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mursi të Sarandës, në vitin 1886. U arrestua më 18 maj 1946. Me vendim nr. 28, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me datë 26 korrik 1947, Gjykata e Lartë e ndryshoi dënimin me vdekje në burgim të përjetshëm me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]