MEMA Hasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939, në Shijak. Me vendim nr. 13, datë 27 janar 1967, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anën e arratisjes jashtë shtetit, e mbetur në tentativë» dhe për «moszbatim të urdhërit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]