MEMA Hazir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1901, në Skavicë të Kukësit. Më 1939 ishte pjesëtar i forcave ushtarake që bënë qëndresë në Durrës kundër pushtimit italian të Shqipërisë. Pas marrjes së pushteti nga komunistët, u internua familjarisht nga Kukësi në Berat dhe Tepelenë, për motive politike, prej 1 janarit të vitit 1945 deri më 1 janar 1951. Vdiq më 1966.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]