(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dhivër të Vlorës, në vitin 1913. U arrestua më 17 maj 1973. Me vendim nr. 65, datë 21 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 1540, në tetor të vitit 1973, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin e mëpsipërm dhe e dënoi përfundimisht me 6 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 118.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]