MEMA Prengë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 qershor të vitit 1952. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 19, datë 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Elbasan në Shtermen (Elbasan), prej 14 shkurtit të vitit 1968 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/2, F. 59-60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]