MEMA Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1882, në Skavicë të Kukësit. Më 1939 ishte pjesëtar i forcave ushtarake që bënë qëndresë në Durrës kundër pushtimit italian të Shqipërisë. Më 1945 u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua për motive politike. Më 5 mars 1946 u internua familjarisht në Berat, pastaj në Tepelenë, ku dhe vdiq më 6 shtator të vitit 1951. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 163-164.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]