MEMINAJ Memin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Trevllazër, në vitin 1895. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 30 prill 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes prej tij të dënimit për motive politike nga data 15 dhjetor 1952 deri më 16 qershor 1955, kur edhe vdiq në burg. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 62-63.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]