MENA Mexhit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Fushë-Lurë. Me vendim nr. 339, datë 28 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grupe të organizuar» dhe e dënoi me 15 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të palujtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]