MENA Ramiz Hakik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nacionalist. Lindi në familjen e bajraktarit të Lurës. Si luftëtar kundër skuadrave të ndjekjes së Sigurimit, u dënua me 10 vjet burg. Pjesën tjetër të jetës, deri në rënien e regjimit komunist, e kaloi nëpër kampet e punës. U ndoq nga Sigurimi deri në prag të viteve ’90-të. Vdiq më 24 korrik të vitit 2015. Neritan Kolgjini, Ramiz Mena, një emblemë e luftëtarit antikomunist, në “Dielli”, 30 nëntor 2015.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]