MENKSHI Gaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1944. Me vendim nr. 5, datë 14 janar 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 12 vjet e 6 muaj heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 74, datë 17 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 231-232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]