MERDANI Fuat Sherif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 janar të vitit 1912, në Korçë. U burgos dhe torturua për “të nxjerrë floririn e fshehur”. U nxorr nga shtëpia dhe iu konfiskua pasuria e luaktshme dhe e paluajtshme. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë. U internua për të dytën herë me vendim nr. 14, datë 28. 10. 1975 të Komisionit të Internim-Dëbimeve në Shtyllë të Vithkuqit, se bashku me bashkëshorten, djalin dhe bashkëshorten e djalit. Vdiq në internim, më 1980.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]