MERKA Sulo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Aranitas të Mallakastrës. Më 3 tetor 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor si «anëtar të organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar; [që] ka luftuar kundër Frontit NacionalÇlirimtar » dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua më 9 tetor të vitit 1945. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]