(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Mavrovë të Vlorës. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Hoxharë të Vlorës, prej vitit 1974 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 145-146.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]