MERLIKA Pranvera
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 nëntor të vitit 1941, në Krujë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Krujës, prej datës 10 mars të vitit 1946 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 128-129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]