MERXHANI Kaliroj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Llovinë të Gjirokastrës. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit, nga Llovina në Lushnjë, prej vitit 1946 deri më 1948, dhe prej vitit 1950 deri më 30 shtator 1991, nga të cilat 2 vjet janë internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 16-17

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]