MERXHANI Koço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Gjirokastër. Më 20 nëntor 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit, e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e dekoratës së çlirimit. Me vendim nr. 5, datë 18 janar 1985, Pleniumi i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e këtij vendimi, si dhe të vendimit të datës 11 dhjetor 1976 të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dhe dërgimin e çështjes për plotësim hetimesh në hetuesinë e Beratit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 2-3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]