Mesazhi

Viti:
2008

Zhanri:
Dramë

Shteti:

Prodhuesi i filmit – Studio:

Data e Publikimit:

Regjia:
Besnik Zogaj

Producent:

Skenari:

Muzika:

Aktorë:
● Ilir Rexhepi
● Yllka Gashi
● Xhevat Qorraj
● Fatmir Spahiu
● Florentina Ademi

Subjekti:
është film shqiptar i realizuar në vitit 2008 me regji të regjisorit Besnik Zogaj. Film rrëfen për pasojat që mund t`i shkaktojë një mesazh telefonik (apo SMS) i gabuar. Fabula e këtij filmi trajton biznesin, dashurinë, krizën ekonomike dhe paragjykimet e një lypësi të varfër. Dritoni është një biznesmen shumë i suksesshëm kurse gruaja e tij Rina është një juriste e mirënjohur por në intimitet shumë xheloze. Ata jetojnë të lumtur dhe dita ditës presin të sjellin në jetë fëmijën e tyre të dashur. Dritoni rastësisht injoron një lypës duke e goditur fizikisht atë, ai lypës pastaj i parafytyrohet atij gjithkund, duke i shkaktuar frikë dhe konflikte të ndryshme. Në ndërkohë mesazhi (SMS) i ardhur gabimisht në telefonin mobil të Dritonit behët shkak që xhelozia e madhe e gruas së tij të pëlcasë pikërisht në atë moment. Ky mesazh i gabuar që përmban një tekst dashurie shkakton tragjedi në familjen e tyre duke përfunduar në spital. Në këndin tjetër të ngjarjes janë Iliri dhe Teuta, dy të dashuruar, Iliri është student dhe banon ne një banesë me qira kurse, Teuta është një vajzë që jeton në një familje intelektuale dhe të pasur. Ilirin e nxjerrin me dhunë nga banesa për shkak se nuk ka mundësi ta paguaj qiranë. Ai detyrohet të ndahet me të dashurën dhe të ikën për të punuar në Itali. Për Dritonin kjo ishte një tragjedie e rëndë, fëmija shpëton gjatë lindjes por gruaja e tij vdes në spital. Krejt këtë ngjarje të ndodhur ai, ia rrëfen një psikologu nga i cili kërkon ndihmë shëndetësore. Në film Luajnë aktorët e mirënjohur Kosovar si; Ilir Rexhepi, Yllka Gashi, Xhevat Qorraj, Florentina Ademi, Hazir Sh. Haziri, Fatmir Spahiu, Shpetim Kastrati, Adriana Morina, Labinot Lajçi etj.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë

[cite]