MESHI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kukës, në vitin 1928. U arrestua më 27 gusht 1952. Me vendim nr. 266, datë 22 dhjetor 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se ka «strehuar diversantët» dhe e dënoi me 4 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 99-100.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]