META Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1926. Me vendim nr. 315, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «bashkëpunëtor i aparatit terrorist SS Gjerman në Jugosllavi» dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua sërish më 5 gusht 1957, dhe me vendim nr. 141, datë 22 tetor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu falet ¼ e dënimit. U lirua më 26 maj të vitit 1972. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 317-318.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]