(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919, në Elbasan. Me vendim nr. 40, datë 2 maj 1946, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit» dhe e dënoi me 2 vjet burg. U arrestua sërish më 1977, dhe me vendim nr. 41, datë 23 dhjetor 1977, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër diktaturës së proletariatit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 67-68.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]