(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 22 gusht të vitit 1945, në fshatin Dragobi të Tropojës. U arrestua më 3 shtator 1960 dhe me vendim nr. 99, datë 17. 9. 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «se ka bërë vepra përgatitore për të kryer krimin e tradhëtisë ndaj atdheut me anën e arratisjes jashtë shtetit për në Jugosllavi» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata Ushtarake e Tiranës, nr. 122 Akti, datë 17. 9. 1960.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]