METALIJA Selim Met
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë. Me vendim nr. 11, datë 17. 10. 1960, të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, u dëbua për motive politike për 30 vjet kohë, nga rrethi i Tropojës në rrethin e Lushnjës. Masa e dëbimit iu hoq më 21 nëntor të vitit 1990.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]