METALIJA Ymer Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 qershor të vitit 1943, në fshatin Dragobi të Tropojës. U arrestua më 1 shtator 1960 dhe me vendim nr. 99, datë 17. 9. 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «për veprime përgatitore për të kryer tradhëti ndaj atdheut me anën e arratisjes në Jugosllavi» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata Ushtarake e Tiranës, nr. 122 Akti, datë 17. 9. 1960.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]