METALLA Ibrahim Osman

METALLA Ibrahim Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Elbasan. Në zbatim vendimit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 2, datë 4 janar 1992, vendosi vërtetimin e faktit të pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike, më 30 dhjetor të vitit 1944. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 45-46; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]