METO Sadush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kuqar të Fierit, në vitin 1910. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme dhe të paluajtshme. Ky vendim u la në fuqi me vendimin nr. 208, datë 10 nëntor 1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Data e ekzekutimit mungon, por ekziston një radiogram i Enver Hoxhës më 18 gusht 1945, që aprovon dënimin e tij me vdekje. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 104-105.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]