MEZA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë. Me vendim nr. 3, datë 19 mars 1965 të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, u internua për motive politike nga rrethi i Tiranës në fshatin Gradishtë të Lushnjës për 5 vjet kohë. Masa e dënimit iu hoq më 19 mars 1970. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]