(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vlorë, në vitin 1916. Me vendim nr. 422, datë 31 korrik 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit», se «gjatë okupacionit ka marrë pjesë aktive me Ballin Kombëtar», se «pas çlirimit ka mbajtur lidhje me elementë të pakënaqur dhe të prekur nga reformat e pushtetit dhe ka qenë një nga eksponentët e Ballit Kombëtra të Qarkut Vlorë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile për dy vjet kohë. Me vendim nr. 28, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në dy vjet heqje lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 214-215.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit