MIÇI Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Leskovik, në vitin 1913. U arrestua më 24 janar 1947, dhe me vendim nr. 30, datë 21 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «lidhje me monarko fashistët Grekë» dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie. Me dekretin nr. 5819, datë 27 prill 1949, iu fal mbetja e dënimit. U arrestua sërish dhe me vendim nr. 12, datë 2 nëntor 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]