MICI Marash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Nicaj të Shalës, në vitin 1913. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendium nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në rrethet e Tiranës e të Beratit, prej datës 1 shkurt 1945 deri më 25 dhjetor 1947. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 63-64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]