MICI Nuri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 shkurt 1915, në Berat. U arrestua më 5 shkurt 1947. Më 31 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit, se ka vepruar kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 20 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 71-72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]