MICI Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Kukës. U arrestua më 7 korrik 1947. Me vendim nr. 301, datë 30 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se « është arratisur nga Ushtria Kombëtare, duke marrë me vete dhe armatimin e tij ushtarak. Ka qëndruar për nje kohë të gjatë i dezertuar dhe ka kaluar për në Jugosllavi», ndaj dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 227-228.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]