Microsoft Office në Shqip

Për të gjithë ata gjë duan të kenë një ambjent pune të mikrosoft word, excel, access etj në gjuhën shqip paketat e programeve te zyrës (office packages) të gjigantit të microsoft -it e ka bërë të mundshme edhe në gjuhën shqipe. Thjesht pasi të keni instaluar programin e office duhet të shkarkoni një skedar të vogël, më pas ta instaloni dhe vuala tanimë keni mundësi t’i përdorni programet në gjuhën shqipe. Duhet të keni parasysh që ka dy versione për windows 32bit dhe widows 64bit, nëse nuk e dini se çfarë windows keni shkoni ne desktop dhe bëni klikun e djathtë tek icon -a e my computer dhe më pas përzgjidhni properties, tek dritarja që hapet do shikojmë sytem type i cili na tregon llojin e sistemit operativ që kemi. Ka shumë rëndësi që instalimi të jetë i njëjte me llojin e sistemit sepse në rast të kundërt nuk ka për të funksionuar apo më keq krijuar probleme.

Për versionin e Microsoft Office 2003 kliko ketu shkarkojmë skedarët Albanian_GS.EXE dhe LIP.EXE dhe i instastalojmë.

Për versionin e Microsoft Office 2007 kliko ketu shkarkojmë skedarin LanguageInterfacePack.exe dhe e instalojmë. skadarët e tjerë janë tutorialë për paketën e office-it.
Për versionin e Microsoft Office 2010 kliko ketu shkarkojmë languageinterfacepack-x64-sq-al.exe nëse kemi windows 64bit  dhe languageinterfacepack-x86-sq-al.exe nëse kemi windows 32bit, dhe i instalojmë

Për versionin e Microsoft Office 2013 kliko ketu shkakojmë proofingtools_sq-al-x64.exe nëse kemi windows 64bit dhe proofingtools_sq-al-x86.exe nëse kemi windows 32bit dhe i instalojmë

Microsoft Office në Shqip

[cite]
Comments
All comments.
Comments