MIKË
(term mineralogjie)

Mineral i përbërë nga silikati i aluminit, që gjendet zakonisht nëpër shkëmbinj vullkanikë në trajtë petësh e leskrash të tejdukshme dhe me shkëlqim si të qelqit, shkrin me vështirësi e përdoret si veçues në pajisjet elektrike, për furra etj.

Portali — Mineralogjia

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "MIKË," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/mik%c3%ab.