MILLOSHI Novruz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 mars 1915, në Strelcë të Korçës. Me vendim nr. 8, datë 2 tetor 1845, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet burg. Me dekretin nr. 9620, datë 25 nëntor 1949, u lirua dhe iu kthyen të drejtat. U arrestua sërish më 1958, dhe me vendim nr. 23, datë 1 gusht 1958, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]