Minare
(arabisht)
Ndërtesë e lartë dhe e hollë në anën e djathtë të xhamisë, e cila para majës ka një ballkon (sherefe) nga e cila myezini e thërret ezanin si ftesë për në namaz, deri tek e cila arrihet nëpërmes shkallëve të brendshme në formë spiraleje. Minarja nuk është pjesë e domosdoshme e xhamisë dhe ka lindur si nevojë praktike e besimtarëve.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Minare" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/minare