MINELLARI Kamber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pogradec, në vitin 1903. Me vendim nr. 4, datë 6 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike-civile baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 280-281.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]